Ndodh edhe kjo: Modelja shqiptare ‘zbulon’ Cecën dhe bëhet fanse e saj

By

Modelja shqiptare Oriola Marashi, në tentim për t’u dukur kontraverse dhe interesante, në fakt me postimin e fundit vetëm sa është ekspozuar që qëndron vite dritë prapa.

Bukuroshja, pjesë e OTR të Noizyt duket ta ketë zbuluar tek tani këngëtaren serbe të zhanrit pop-folk, Ceca.

Ajo nga ndarë një video me përshkrimin ‘Ceca’, me ‘Kukavice’ në sfond, një projekt muzikor që ka mbi dy dekada, por në të cilin duket të ketë hasur Oriola së fundmi.

Kritikat për Marashin kanë qenë të shumta nga ndjekësit që kanë përmendur mes tjerash burrin e Cecës, paramilitarin çetnik Arkan.

Mbase, Oriola bën mirë që përpos telefonit për selfie, të kapë pak edhe librat e historisë për të mësuar mbi figurat e shovinizmit serb që kanë proklamuar e frymëzuar krime në forma të ndryshme, qoftë nga pseudo-arti e deri tek formacionet e ‘Tigrave’. Tento diçka më interesante herë tjetër, Oriola! /Prive.al

View this post on Instagram

C E C A

A post shared by Oriola Márashi (@oriolamarashi) on

Artikuj të ngjashëm