Lady Gaga pas filmit ‘A Star is Born’ do të vie edhe me një tjetër rol kryesor

By

Roli tjetër si aktore e Lady Gaga duket se do të jetë i madh.

Ajo raportohet se do të luaj në filmin e ardhshëm të Sir Ridley Scott, duke portretizuar ish-gruan e dizajnerit Gucci, Patrizia Reggiani, e cila u shpall fajtore për urdhërimin e vdekjes së tij.

Filmi do të shtjellojë  vrasjen e gurut të modës Maurizio Gucci dhe Gaga, emri i vërtetë i së cilës është Stefani Germanottawill, do të luajë një rol kryesor.

Sipas tabloidi britanik Mirror, ajo është e dëshpëruar për mundësinë për ta luajtur këtë rol dhe tashmë e ka pranuar ofertën e regjisorit.

Ju rikujtojmë se Gaga ishte e nominuar për një Oscar për rolin e saj së bashku me Bradley Cooper në A Star Is Born.

Burimi: Mirror.co.uk

Artikuj të ngjashëm