Vjosa Osmani: “Personat që thonë se nuk ka virus do të ndëshkohen” –  Reagon Labi

By

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se me ligjin për parandalimin dhe luftimin e COVID-19 në territorin e Kosovës, është paraparë të ndëshkohen të gjithë ata persona me ndikim që thonë se nuk ka virus, për shkak se përhapin dezinformime.

“Me këtë ligj do të sanksionohen personat fizik dhe juridik që nuk zbatojnë masat e vendosura nga ana e qeverisë, që pritet që nëpërmjet amendamentit të bëhet detyruese, ku parashihen ndëshkime, që me ndikimin e tyre keqpërdorin duke thënë që nuk ka virus, sepse dëmi që e bëjnë në shoqëri është i madh dhe dezinformimet e tyre nuk do të duhej lënë pa u ndëshkuar”, ka deklaruar Osmani.

Më pas ka reaguar edhe Labi duke thënë:

Runu se ka me ju lidh tash Vjosa Osmani, e po pres mos po më lidh edhe mua, e se bashku me mua edhe shumë ndërkombëtarë që thonë lloj-lloj deklarata lidhur me Virusin! E bre Vjosa tybe unë nuk ju kam thënë me dalë sonte këtyre të rinjëve e mos jau prishni lumturinë! Punoni për Liberalizim se i keni lan mbyllur dhe bëni ligje për me ndal drogën ndaj te rinjëve dhe hajninë ku berdhama vjen prej Kuvendit. Qao qao Vjosa. Me respekt, Labi-FKSH”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm