Ndahet çifti i njohur i shoubizit!

By

Sipas një raporti të ri nga Page Six, Matthew Perry papritmas u nda me të fejuarën e tij Molly Hurwitz.

Ylli i serialit të viteve ’90 “Friends”, i rikthyer së fundi, i tha “People” se lidhja fatkeqësisht kishte marrë fund.

“Ndonjëherë gjërat thjesht nuk funksionojnë dhe kjo është njëra prej tyre,” tha Perry, në një deklaratë. “I uroj më të mirën Molly”.

Perry, 51 vjeç dhe Hurwitz u fejuan në nëntor të vitit 2020. Në atë kohë, Perry e quajti 29-vjeçaren “gruaja më e mirë në planet”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm