Labi viziton Fatlumin, shprehet optimist për shërim në Itali

By

Këngëtari Labinot Tahiri menjëherë pas kthimit nga Amerika ku kishte shkuar për të performuar për shqiptarët atje, ashtu edhe siç ka premtuar, ka vizituar Fatlumin, djaloshin historia e të cilit u shfaq në një kronikë në emisionin Ora e Fundit të Klan Kosovës.

Labi ka treguar se po mundohen të realizojnë një marrëveshje që Fatlumi të shërohet jo me operacion por me fizioterapi dhe ajo që ka mbetur është konfirmimi në mënyrë që pas Vitit të Ri, ai të dërgohet për shërim.

Ky është postimi i plotë i Labit:

Vizita te Fatlumi! Ndiqeni videon deri në fund! Jam duke u munduar të realizojm një marrveshje për shërimin e Fatlumit jasht vendit në Itali me qëllim që mos të shpenzoni ju të nderuarë qytetarë, sepse po ju bie në shumë raste! Nëse kjo realizohet dhasht ZOTI të ngritet ky djalë i cili tash e 20 vjet është në karrocë! Lajmi më i mire është që ka mundesi pa operim të shërohet por me fizioterapi më të efektshme të cilat janë në dijeni pēr mjekët e fatlumit! Ne po presim deri në konfirmmin e asaj kompanie dhe pas vitit të ri ta dërgojmë atje këtë bukurosh. Faleminderit ZOTIT dhe juve.! Po deshe të veprosh me Zemer, nuk ka punë që nuk kryhet. Labinot Tahiri!

http://

Vizita te Fatlumi! Ndiqeni videon deri në fund! Jam duke u munduar të realizojm një marrveshje për shërimin e…

Posted by Labinot Tahiri on Monday, December 28, 2015

 

Artikuj të ngjashëm