Labi që po kthen historinë e tij në një mësim për të tjerët

By

Historia e tij tashmë është e njohur.

Pas viteve të stigmatizimit e bullizmit, Labinot Azemi gjeti forcën për të rrëfyer betejën e tij me paragjykimet për dukjen, muaj më parë përmes rubrikës “MyStory” të Prive.

Labit nga ky moment i ndryshoi jeta duke bërë që të flasë hapur në shumë platforma tjera.

E duket se “MyStory” që i dha zë historisë së tij ka pasur një impakt të jashtëzakonshëm për vetë protagonistin.

Labinot Azemi është iniciator i një projekti mbi bullizmin që nisi në Komunën e Ferizajit, projekt ky që do zhvillohet në shkolla.

Projekti në fjalë synon të luftojë ngacmimin në shkolla duke njoftuar gjerësisht për ndikimin negativ që mund të ketë në jetën e tyre.

“Nisi projekti i veçantë vetëdijësues kundër bullizmit në shkolla. Sot, në shkollën “Ahmet Hoxha”, ne Ferizaj, nisi sesioni i parë i projektit unik kundër bullizmit, mbështetur nga Komuna e Ferizajt! Ndjehem i lumtur qe gjithcka ktheva ne force dhe per te tjeret, te behesh ze i shumices eshte knaqesi qe nuk di te spjegoj me fjale!”, ka shkruar Labi në një postim në llogarinë e tij në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm