Labi nuk ndalet me aktivitete në të mirë të komunitetit

By

Këngëtari Labinot Tahiri krahas angazhimeve në muzikë ka dëshmuar se është një shembull për tu ndjekur kur bëhet fjalë për aktivitete humanitare.

Pothuajse nuk kalon asnjë ditë pa postime të Labit në të cilat ai tregon për iniciativën e rradhës për t’iu gjendur pranë njerëzve në nevojë.

Këngëtari mobilizohet gati për secilin rast që shfaqet në media. Mes të tjerash u kujdes gjatë verës që edhe t’i respektojë mërgimtarët me darka mikëpritjeje.

Sot Labi ka investuar në të mirën e komunitetit të lagjes ku është rritur duke paguar një shumë të konsiderueshme të borxhit të energjisë elektrike.

Krejt kjo që ndriqimi publik i shkëputur shkaku i mos pagesës t’i rikthehet zonës.

Edhe ky gjest si shumë të tjerë është komplimentuar nga qytetarët në rrjete sociale ku nuk munguan as komente të cilat përkrahnin Labin si një lider të ardhshëm në sytë e popullit. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm