Afrona ka mall për Bleron

By

Lidhjet e dashurisë në distancë padyshim se janë paksa më të komplikuara. Kjo për shkak se personi i zemrës shpeshherë nuk është pranë kur të nevojitet.

Njejtë ka ndodhur edhe me Afronën e cila po qëndron në Zvicërr teksa Blero është në Kosovë.

Përmes një postimi në Instagram, bukuroshja ka shprehur mallin që ndjen për të dashurin e saj.

“Më mungon që në momentin kur zgjohem . Më mungon kur jam duke fjetur. Do të dëshiroja që gjithmonë të ishe pranë meje” është shkrimi që Afrona ka zgjedhur t’ia kushtojë Bleros.

Ndryshe, për planifikimin familjar dyshja foli pak ditë më parë në një intervistë dhënë Klan Kosovës.

Ata rrëfyen se dëshirojnë të kenë djem binjakë ndërsa ceremoninë e martesës preferojnë ta zhvillojnë pranë detit. /Prive.al/

https://instagram.com/p/79h2zLBv8S/

Artikuj të ngjashëm