Granit Xhaka me dhuratë speciale për këngëtarin e njohur! (FOTO)

By

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, dalëngadal i ngjiti shkallët e suksesit duke arritur kështu në majat e futbollit botërorë.

Edhe pse në moshë mjaft të re ai është shndërruar në njërin prej futbollistëve kryesor si në ekipin e Arsenalit gjithashtu edhe në përfaqësuesen e Zvicrrës.

Por përveç talentit që i ka falur Zoti si virtyt tjetër që ai posedon është thjeshtësia gjë që i shton edhe më tepër vlerat e tij.

Si një njeri pa komplekse ai ka krijuar shoqëri edhe me figura mjaft të njohura shqiptare si në fushën e artit ashtu edhe në sfera tjera.

Njëri prej shumë miqve të tij është edhe këngëtari Ermal Fejzullahu me të cilin shihet shpeshherë i shoqëruar.

Sot Ermali u befasua për të mirë pasi mori një dhuratë mjaft speciale nga ana e Xhakës i cili zgjodhi t’ia dhurojë fanelën e ekipit të tij të nënshkruar e dedikuar enkas për të.

Në fanelë shihet teksa Graniti kishte shkruar që fanela dedikohet për ‘Më të mirin Ermal Fejzullahun” me respekt nga ai.

Këngëtari nuk ngurroi që dhuratën e marrë ta ndajë me publikun dhe ta falënderoj atë për dhuratën e bërë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm