Labi me album të ri!

By

Këngëtari Labinot Tahiri – Labi së fundmi ka qenë tejet i angazhuar me aktivitetet e tij humanitare dhe ato të shkollimit në SHBA por kjo nuk do thotë se ai anash ka lënë fushën primare të tij – muzikën.

Ai tashmë e ka finalizuar albumin e tij të ri të tilluar ‘Edhe një puthje’ me produksionin Eurolindi.

Këngëtari ka treguar përmes rrjete sociale se për realizimin e këtij albumi si tekstshkrues e kompozitorë ai ka bashkëpunuar me disa emra të njohur të muzikës shqiptare.

‘Edhe një puthje’ do ketë gjithsejt nëntë këngë, shtatë prej të cilave për dashurinë e shoqërinë, kurse dy për gurbetin. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm