Kosovarët janë populli më bamirës në Ballkan dhe ndër 10 popujt më bujarë në botë

By

Kosova është radhitur e nënta në listën e 10 popujve më bujarë në botë.

Sipas rezultateve të anketës, kosovarët janë qytetarët më bujarë në Ballkan.

“Charites Aid Fondation” është organizata ndërkombëtare e cila mat nivelin e bamirësisë në të gjithë botën.

Njëra ndër pyetjet e anketës ka qenë se sa persona, jashtë familjes, kanë ndihmuar gjatë pandemisë.

Në këtë ranglistë të shteteve bujare në botë, Shqipëria është radhitur e 60-ta, pas saj është Bosnja dhe Hercegovina e 59,  Maqedonia e Veriut është e 38-ta në listë, përderisa Serbia është radhitur e 48-ta.

Artikuj të ngjashëm