Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë ndryshuar mendje kur bëhet fjalë për emrin e djalit të tyre.
Më 6 shkurt, Kylie njoftoi se mirëpriti djalin e parë të reperit më 2 shkurt 2022.
Ajo publikoi videon e saj “To Our Son” në kanalin e saj në YouTube, në të cilën ndau pamjet nga prapaskenat e shtatzënisë së saj të dytë.
Mbi një muaj pasi njoftoi ardhjen e djalit të saj, mbretëresha e kozmetikës i është rikthyer vendimit të saj për ta quajtur atë “Wolf”.
Pasi publikoi videon e saj në YouTube të hënën, më 21 mars, miliarderi njoftoi se ajo dhe Travis vendosën të hiqnin dorë nga emri i djalit të tyre.
Në një storie në Instagram ajo shkroi, “Sa për informacionin tuaj emri i djalit tonë nuk është më Wolf. Thjesht nuk na pëlqeu më. Doja ta ndaja me ju sepse nuk kam pa gjë tjetër në rrjete sociale veç emrin e djalit tim”. /Prive.al