Dukagjin Lipa ka treguar cili ka qenë njëri ndër momentet më madhështore për të.
Babai i këngëtares së famshme, Dua Lipës, hyri në Instagram për të postuar fotografi pranë ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.
Lipa tha se takimi me të ka qenë madhështor si dhe e ka falënderuar publikisht për këshillat dhe fjalët e mira për festivalin Sunny Hill.
Bill Clinton ishte në Kosovë më 12 qershor për të marrë pjesë në përvjetorin e Çlirimit të shtetit./Prive.al