Ky është vendi magjik ku po bën muajin e mjaltit çifti i famshëm (FOTO)

By

Martesa e tyre u bë nën një ceremoni madhështore, ku edhe më i vogli detaj ishte menduar mirë.

Me ceremoni madhështore, nën dritën e qirinjve e ëmbëlsinë e luleve, dasma e këngëtares Orinda Huta e moderatorit Turjan Hyska, ishte ndër më të mirat që janë parë deri më tash në shoubizin shqiptar.

Pas asaj feste të bukur, ata të dy u nisën për në muajin e mjaltit, kohë gjatë së cilës do vizitojnë tri cepe të botës: Europën, Turqinë e Tajlandën.

Për momentin dyshja ndodhet në Tajlandë dhe nga atje po u japin fansave pamje madhështore, gjithçka që një njeri do mund të ëndërronte sa i përket natyrës.

Ata ndodhen në Phuket, një provincë jugore e Tajlandës, që njihet për bukuri magjike, të tillë që duket si një panoramë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm