Era Istrefi jo vetëm këngëtare, ua prezantojmë biznesin e ri të saj (VDIEO)

By

Muzika i ka shkuar si mos më mirë. Sukses i vulosur dhe jo vetëm në Kosovë, po kudo që ajo mundi të depërtojë.

Këngëtarja Era Istrefi, është emër që do mbahet mend gjatë në skenën artistike shqiptare për plot arsye.

Por njëra ndër to, gjithmonë do mbetet stili i veçantë i saj, mënyra se si duket e kombinohet në veshje dhe si paraqitet në klipe e skena.

Dhe përderisa me këngën është treguar e zonja, ajo po e shfrytëzon emrin e saj të njohur edhe për diçka tjetër.

Këngëtarja ka lansuar edhe një koleksion produktesh të veçanta për thonj, specifikisht llak thonjsh që po prodhohet nga marka amerikane “SinFul Colors”, imazh i së cilës linjë do jetë Era.

Në një video që ajo ka publikuar në Instagram, prezanton dizajnet e saj më të reja, ku përfshihet ngjyra e gjelbër mente dhe e kuqja e emëruar na Era, “Redrum”.

Era Istrefi përveç kësaj, është edhe ftyra kryesore e kësaj marke për momentin, që prodhon llaka për thonj, ndërsa koleksioni i saj quhet “Punk Yourself”.

 

 

Artikuj të ngjashëm