Ky është programi i ri i Marinës pas ‘C’est la vie’

By

Të dielën mbylli sezonin ‘C’est la vie’, programi i parë i Marina Vjollcës në kuadër të familjes së televizionit Klan.

E menjëherë pas përmbylljes së këtij programi, kurioziteti u shtua mbi të ardhmen e Marinës në Klan.

Në fakt, një prej prurjeve më të forta nuk do pauzojë deri në Shtator për një tjetër ‘C’est la vie’.

Xing.al ka zbuluar programin që do e moderojë Vjollca.

Fjala është për reality-show ‘Ferma’, një formulë e ngjajshme me ‘Big Brother’ me 12 figura publike që jetojnë si fermerë, duke rritur kafshët e duke u marrë me agrikulturë.

Ky format, aktiv nga viti 2001 është transmetuar në më shumë se 40 shtete ku në disa ka vazhduar për shumë sezone rresht teksa në të tjerë, është përmbyllur me një tentativë.

Klani pritet ta sjellë këtë format shumë shpejt, më së largu në pranverë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm