Bullgaria është bërë vendi i fundit që thotë se nuk do të marrë pjesë në Eurovisionin e vitit të ardhshëm.
Edhe shtetet si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi e kanë konfirmuar tashmë se nuk do të marrin pjesë në edicionin e vitit 2023 për shkak të rritjes së tarifës së hyrjes.
BBC News i është thënë se vendeve anëtare u është kërkuar të paguajnë më shumë për të kompensuar paratë, pasi pjesëmarrja e Rusisë është ndaluar.
EBU, e cila organizon konkursin, e ka konfirmuar tani listën e 37 shteteve pjesëmarrëse për konkursin e vitit 2023.
Se sa paguan çdo transmetues pjesëmarrës për të hyrë nuk bëhet publike, por kostoja totale midis të gjithë pjesëmarrësve zakonisht shkon mbi 5 milionë euro.
Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi nuk arritën të kalojnë fazën gjysmëfinale të konkursit të këngës së këtij viti.
Britania e Madhe këtë vit do të organizojë festivalin në emër të Ukrainës, e cila ishte fituese.