Prive zbulon: Ja për kë i ka pasur kunjat Morena Taraku

By

Shumë zhurmë u shkaktua për postimet e fundit të bukuroshes Morena Taraku.

Si asnjëherë tjetër, ajo u tregua e zëshme për një ish mikeshë të saj duke e konsideruar si të rreme e madje edhe e ofendoi.

Kaq mjaftoi që në portale, të spekulohej se këto fjalë ajo ia kishte adresuar Zaimina Vasjarit, gjë që u mohua pa humbur kohë nga kjo e fundit.

E Prive.al ka arritur të zbulojë se me kë i ka prishur punët Morena.

Realisht, nuk bëhet fjalë për një këngëtare apo figurë tjetër publike por për një mike që deri vonë ka qenë e pandarë me bukuroshen.

Fjala është për modelen Laureta Gashi që bën jetë mes Kosovës e Turqisë me të cilën sipas të gjitha gjasave Morena ka prishur punët.

Dy vajzat më nuk ndjekin njëra-tjetrën në Instagram dhe kanë fshirë fotot e përbashkëta por duket se gjurmët komplete nga miqësia e dikurshme nuk kanë mundur të zhduken plotësisht.

Në një kanal me emrin e Lauretës në Youtube, akoma mbesin përplot video të shkurtëra me Morenën, duke pirë kafe apo veprime të tjera jo fort të rëndësishme.

Mbase këto video në Youtube (nëse nuk do fshihen) do shërbejnë si kujtim për shoqërinë e cila tash është relikt i të kaluarës. /Prive.al/

https://www.youtube.com/watch?v=Qu-3Zqgl56U

Artikuj të ngjashëm