Moderatorja Viola Spiro ka lënë RTSH-në për të vazhduar një tjetër projekt në Klan Plus. Nga një spot promovues i publikuar nga “TV Klan”, u zbulua se bukuroshja do prezantojë një emision të ri të quajtur “Sport Plus.”
Vetë Viola e cila ka treguar për “revistaëho.com” detaje për emisionin e ri si dhe për largimin e papritur nga RTSH.
“Stafi i ‘RTSH’ është ndër më të mirët me të cilët unë kam bashkëpunuar. Pas 2 sezonesh të ‘Europa League’ dhe një botërori shumë të suksesshëm në ‘RTSH’ vendosa të pranoj ofertën e ‘Klan Plus’ që do pasurohet me programacion dhe unë do kem hapësirën time tek sporti. Do jem çdo ditë ‘live’ mbas edicionit qendror të lajmeve, me studio ‘Sport Plus’ ku do përcjell çdo lajm dhe ngjarje sportive edhe me të ftuar herë pas here. Është shumë i ngjashëm me transmetimet e ‘Sport Mediaset’. Kam mbi 5 vjet në fushën e sportit dhe e kam me shumë dëshirë të vazhdoj të qëndroj vetëm tek ky format”, ka thënë moderatorja.