Ajo njihet pothuajse nga të gjithë ne, Juliana Pasha, jo vetëm që është ndër këngëtaret më të mira shqiptare, ajo është edhe njëra prej figurave të pakta të cilat i kanë mbijetuar kohës duke vazhduar që të dëgjohet edhe sot e kësaj dite.
Angazhimet e shumta të saj tregojnë më së mirë se sa e dashur është ajo për publikun por këto angazhime kanë edhe anët e veta negative.
Një prej tyre është koha e limituar që të mbetet teksa duhesh të heqësh dorë nga shumë pasione tuat.
Kështu ka ndodhur edhe me Juliana Pashan e cila duket se përpos muzikës ka edhe një pasion tjetër, atë të gatimit.
Përveçë se një këngëtare e shkëlqyer ajo duket të jetë edhe një kuzhiniere mjaft e zonja por për fat të keq nuk është se këtë profesion i bie ta praktikojë edhe shumë shkaku edhe i angazhimeve që i cekëm më lartë.
Sidoqoftë ajo po vazhdon ëndrrën e saj e cila tash e disa vite i është shndërruar në profesion primar nga e cila edhe po jeton. /Prive.al/