Ky është një problem i vërtetë i Arbenitës në Instagram

By

Modelja Arbenita Ismajli numëron më se gjysmë milioni ndjekës në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Përmbajtja që ajo poston më së shumti ka të bëjë më reklamacione dhe kampanja për të cilat modelja pozon.

Mirëpo, ndjekësit e saj si duket kanë problem me paraqitjet e saj dhe fotot që publikon.

Në një postim në llogarinë e saj në Instagram ajo shkruan “Unë vuaj nga seksizmi në Instagram çdo ditë. 50% e tyre janë gra.”, duke iu referuar komenteve dhe mesazheve kritikuese e shpeshherë edhe ofenduese.

Më pas ajo si në një lloj nevoje për t’u shfajësuar ndoshta edhe në mënyrë të pavetëdijshme shkruan, “Rrallë herë postoj fotografi e veshur me bikini, mirëpo kur postoj njerëzit përsëri ofendohen. [Ma bëj] unfollow pra.”

Bullizmi virtual dhe në rrjete sociale është një çështje problematike e cila po merr shumë vëmendje së fundmi.

Artikuj të ngjashëm