Ky është kuptimi i emrit të vajzës së Fatmir Limajt

By

Në mes të  një situate jo fort të favorshme politike për spektrin ku bën pjesë, për liderin e Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj u shënua një zhvillim i rëndësishëm.

Politikani i njohur u bë sërish baba në moshën 46 vjeçare me ardhjen në jetë të vajzës nga martesa e dytë me zonjën Arlindë.

E ajo që la përshtypje krahas lajmit ishte edhe vetë emri i vajzës.

Çifti vendosën ta quanin princeshën e vogël Sina, një emër relativisht i rrallë por që duket të ketë një kuptim shumë me peshë.

Për televizionin publik, Limaj sonte ka shuar kuriozitetin duke e treguar kuptimin e emrit.

Mbase mund të mos e keni ditur por Sina personifikon vendlindjen e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Emri i vendbanimin përmendet qysh prej kohës së gjyshit të Skendërbeut dhe duket se kjo ka qenë një arsye e fortë për ta zgjedhur si emër të vajzës.

Nga një komandant i UÇK-së që jetën i ka kushtuar vendit s’kishte se si të ishte ndryshe… /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm