Aventura e ‘çmendur’ e Ardian Bujupit (FOTO)

By

2017-ta përbën një prej viteve më të suksesshme në karrierën e Ardian Bujupit.

Pas një kohe në ‘pauzë’ dhe më këngë që nuk korrnin sukses të shënuar, Ardiani goditi me ‘Andiamo’, të shndërruar në një prej ‘himneve’ të verës.

Anash nuk mbeti as me koncerte, album e krijime muzikore dedikuar tregut gjerman dhe jo vetëm.

E tashmë kur me përfundimin e sezonit dhe afrimin e dimrit intenziteti i punës ka rënë, këngëtari duke ia ditur hallin vetes ka vendosur të shijojë disa ditë larg rutinës.

Ardiani ka marrë rrugë drejt Azisë për pushime në xhunglat e Singaporit.

Foto nga aventura e ‘çmendur’ ai ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale pa specifikuar detajin më të rëndësishëm – atë se nga kush po shoqërohet.

A thua vallë me kë mund të jetë?! /Prive.al/

Silence ?

A post shared by Ardian Bujupi (@ardianbujupi) on

Jungle ?

A post shared by Ardian Bujupi (@ardianbujupi) on

Artikuj të ngjashëm