Ky është bashkëpunëtori i Vesa Lumës në këngën e re!

By

Para disa ditësh lajmëroi se po punon në video klipin e saj të radhës.

Vesa Luma pasi bëri një pauzë me tu bërë nënë, tani po i rikthehet skenës muzikore me projekte të reja.

Ka ditë që ajo po bën xhirimet e videoklipit të ri, ndërsa tani e ka zbuluar se me kë ka bashkëpunuar në këngën e re, që do të titullohet “Ti zemra ime”.

Në një fotografi të publikuar në profilin e saj në Instagram, ajo e ka bërë të ditur se në këngën e re do të vijë bashkë me këngëtarin Ervin Gonxhi.

Përpos kësaj, Vesa ka dhënë edhe të tjera detaje nga klipi i ri, duke treguar se ai është xhiruar buzë një pishine të mbyllur diku në Prishtinë.

Në anën tjetër, ajo nuk  e ka zbuluar datën e lansimit të kësaj kënge duke e lënë këtë detaj të panjohur për fansat e saj. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm