‘Hasta la Vista’ Selena Gomez: Justin Bieber kapet mat duke u puthur me të dashurën e re! (VIDEO)

By

Ai po i ndërron të dashurat më shpesh se këmishët e trupit!

Këngëtari i famshëm Justin Bieber dhe modelja Hailey Baldwin, janë parë duke u puthur dhe e tërë kjo skenë romantike, është kapur në një video.

Dyshja kanë nisur të takohen në fillim të këtij muaji, ndërsa befas u shfaq kjo video ku ata shihen duke u puthur, menjëherë pasi Bieber e Selena Gomez, i dhanë sërish fund lidhjes së tyre, pasi u ribashkuan për të dytën herë që nga ndarja në vitin 2015-të.

Hailey dhe Justin, janë parë duke u puthur në Brooklun në Parkun Domino e videon e ka siguruar agjencia e madhe e lajmeve të shoubizit, e famshmja TMZ. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm