Ky artist i kërkon falje publike Enis Bytyqit

By

Mbrëmjen që lamë pas ishte rradha e ceremonisë së dasmës në restorant për Enis Bytyqin.

Këngëtari, ëndërr e shumë vajzave kurorëzoi dashurinë me vajzën e jetës, Rinën në një event me shumë të ftuar ku normalisht nuk munguan as fytyrat publike.

Sidoqoftë, një mik i Enisit e pati të pamundur të vijë.

Bëhet fjalë për Mozzik, i cili po jeton më shumë në Zvicër, i angazhuar me projekte por edhe i përkushtuar ndaj familjes, tashmë kur në çështje muajsh do bëhet baba për të parën herë.

E vetë Gramozi, krah urimit, përmes një postimi në rrjete sociale i ka kërkuar falje publike mikut të tij që s’ishte present në ditën e madhe.

Mozzik dhe Enisi ishin pjesë e një labeli të përbashkët kohë më parë, nga ku edhe lindi miqësia. Ndonëse artistikisht sot ndjekin rrugë të ndryshme dhe shihen çdo herë e më rrallë, raportet mes shokëve duket të jenë akoma të shkëlqyeshme. /prive.al

Artikuj të ngjashëm