Ky aktor i famshëm ‘nuk ka respekt’ për njerëzit që nuk mbajnë maska

By

Aktori Tom Hanks, i cili u shërua nga Covid-19 në fillim të këtij viti, ka thënë se ai “nuk ka respekt” për njerëzit që refuzojnë të bartin maska në publik gjatë pandemisë.

Aktori dhe gruaja e tij Rita Wilson u testuan pozitivë për koronavirus ndërsa ishin duke xhiruar në Australi në mars.

Hanks këto komente i bëri për Associated Press në lidhje me maskat e fytyrës ndërsa promovonte filmin e tij të fundit.

Shumë qeveri tani rekomandojnë maska, por ato nuk janë të detyrueshme në shumicën e vendeve.

Artikuj të ngjashëm