Artisti i njohur bëhet sërish baba (FOTO)

By

Familja e David Guetta është rritur!

DJ dhe e dashura e tij Jessica Ledon kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku, zbuluan ata përmes një postimi të përbashkët në Instagram të dielën.

“Dashuria është në ajër. Njihuni me Cyan”, shkruan ata, krahas një fotoje të Guetta-s duke përqafuar Ledonin teksa i porsalinduri i tyre i vogël flinte në gjoksin e saj. Guetta është gjithashtu baba i vajzës Angie, 16 vjeç, dhe djalit Tim Elvis, 19 vjeç, të cilët i ka me ish-bashkëshorten Cathy Lobé.

Dyshja zbuluan për herë të parë lajmin e tyre emocionues për fëmijën në tapetin e kuq Latin Grammy në nëntor. Lajmin e ka ndarë edhe Guetta në Instagramin e tij, duke postuar një foto të çiftit në tapetin e kuq. “Kemi një lajm të madh për ju!!! Publikimi më i rëndësishëm i vitit”, ka shkruar ai në mbishkrimin e tij.

Artikuj të ngjashëm