Kush tha se s’mund ta qosh mirë me ishin e tij? Ja çfarë bën Katy Perry për Miranda Kerr

By

Duke e dëshmuar që nocionet arkaike për rivalitet në mes grave duhet t’i takojnë së kaluarës, këngëtarja Katy Perry i ka dalë publikisht në përkrahje modeles së famshme Miranda Kerr, në një event ku ajo po e promovonte brendin e saj për kujdes ndaj lëkurës “Korathis”.

Por çfarë ka të jashtëzakonshme në këtë mes do të pyesnit?

Perry nëse nuk e keni ditur, tani është e fejuara e aktorit Orlando Bloom, që dikur ishte për dy vjet i martuar me Miranda Kerr, derisa në vitin 2013-të u ndanë. Bloom dhe Kerr kanë një fëmijë bashkë, djalin tetë vjeçar me emrin Flyyn.

Katy e dëshmoi se dy të famshmet e kalojnë mirë bashkë dhe ata janë një familje. E më pas Kerr publikoi një fotografi me këngëtaren, duke e falënderuar për përkrahjen, shkruan revista Elle, transmeton Prive. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm