Kush nuk u ndje mirë kur Rita u shfaq në X Factor?!

By

Për Rita Orën 2015-ta ishte ndër vitet më të suksesshme të karrierës deri më tani. Përpos këngëve e koncerteve ajo u shfaq në dy talent shoë si trajnere.

Mirëpo prezenca në X Factor ishte e rëndë për kandidaten që ajo ushtroi në The Voice. Karis Thomas për të cilën Rita u shpreh se ishte shumë ‘speciale’ nuk mori vëmendje pas përfundimit të garës.

“Kur e pashë Rita Orën në X Factor ndjenja ishte sikur dhimbje e dhëmbit. Pashë që ëndrra e dikujt tjetër po bëhej realitet dhe e imja kishte rënë në humnerë. Por jam duke punuar shumë dhe do e tregoj se unë mundem” – ka deklaruar Karis për mediet britanike.

Ndër të tjerash Thomas ka thënë që është duke vazhduar e vetme karrierën pa ndonjë mbështetje dhe në fund të muajit do të shkoj në studio për të regjistruar këngë.

rita ora karis thomas rita ora karis thomas 2

Artikuj të ngjashëm