Kush nga fytyrat publike i doli në krah Elvana Gjatës?

By

Prej disa ditësh Elvana Gjata është në qendër të mediave pas ngjarjes së rëndë në ish-Bllok, ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën. Këngëtarja është larguar nga vendi dhe ditën e sotme u bë publik lajmi  ajo është shpallur në kërkim pasi kanë dështuar tentativat e policisë për të kontaktuar me të. Ndërkohë, prokuroria ka urdhëruar shoqërimin e detyrueshëm të saj.

Edhe pse një pjesë e opinionit publik kanë vënë në shënjestër Elvanën me komente negative dhe paragjykojnë zgjedhjen e saj për të dashurin Ervin Mata, disa nga kolegët e saj e kanë mbështetur. Duke marrë përsipër riskun, ‘kolegët e guximshëm’ kanë përkrahur Elvanën në komente dhe postime.

I pari që e bëri është Luiz Ejlli, i cili përmes një komenti tek faqja “Lolita” shkruante:

“Po kush e beson mor aman qe shkak ishte Elvana? Personat e perfshire, jane me 1001 probleme, per nje femer do rrezikojne gjithcka? Pffff…”

Gjithashtu, në krah të Elvanës kanë dalë dhe Albërie Hadërgjonaj, Fjolla Morina dhe Olti Curri të cilët kanë bërë disa postime në Instastory duke theksuar talentin e Elvanës.

Artikuj të ngjashëm