Sot në orët e para këngëtarja Samanta Karavello ka festuar ditën e lindjes së saj, ku me c’rast ka organizuar një festë ku të pranishëm kanë qenë edhe disa nga fytyrat tona publike.
E pjesë e festës ka vendosur të jetë edhe këngëtarja Dhurata Dora, ndryshe e njohur edhe si një mikeshë e këngëtares në fjalë.Mirëpo, ajo që vërehet është mungesa e këngëtares tjetër nga Shqipëria, Enca Haxhia, ku dihet se edhe me të Samanta gëzon marëdhënie të mira shoqërore.Por sic duket Enca ka qenë prezente në një koncert në Prishtinë, andaj edhe e kishte të pamundur të jetë në eventin e organizuar nga vet këngëtarja.
Në mesin e atyre gjithashtu ishte edhe këngëtari, që njihet për stilin e tij të vecantë, Blasta./Prive.al/