Muaj më parë Baby G konfirmoi lidhjen e saj të dashurisë ndërsa shumë pak kohë pas këtij lajmi, u vu re se Baby G hoqi të gjitha postimet nga Instagrami i saj dhe ajo që ra më së shumti në sy ishte që nuk e ndiqte më të dashurin e saj Lim Hotin.
Madje ata publikuan një këngë bashkë, e cila më nuk ekziston në kanalin e Baby Gee në Youtube.
Ajo që duhet të bëjnë gjithë pas ndarjes është t’i kushtosh vetes pak kohë, e vetme! Pikërisht këtë bëri edhe Baby G kur udhëtoi drejt jugut të Francës.
Në Instagramin e saj ajo publikoi një foto ku e krahason veten me Kylie Jenner, ku të dyja kanë pozuar në të njëjtin vend në Francë.
Një nga komentet ishte: “Dallimi i këtyre dy fotografive është se ti nuk ke një të dashur, por je më e lumtur të betohem.” /Prive.al