Majk ka qenë në ballinat e mediave rozë për një kohë të gjatë, kjo për shkak të lidhjeve të tij të cilat nuk rezultuan të lumtura.
Këngëtari fillimisht konfirmoi të shtunën për Prive se është single dhe se nuk e ka gjetur akoma njeriun e zemrës.
Të njëjtën gje e bëri artisti edhe pak minuta më parë duke postuar një video gjatë një emisioni kur gazetari e pyet ‘kur po na e bon një dasëm edhe ti’.
Përgjigja e Majkit është epike. (shikojeni videon, lajmi vijon…).
Ndryshe, në emisionin Prive, këngëtari zbuloi se deri në fund të këtij viti do të dalin edhe tri këngë të reja nga ai pas bashkëpunimit me Yll Limanin i cili u publikua pak ditë më parë.
Kujtojmë që Majk është baba i një djali i cili quhet Roan, të cilin e ka me Majlinda Zekën, vajzën me të cilën u nda para se të vije në jetë fëmija./Prive.al