Zbulohen dy surprizat e Eni Koçit

By

Javë më parë, këngëtarja nga Shqipëria Eni Koçi njoftoi për bashkëpunimin e saj me NRG Band.

Kënga mbanë titullin ‘Zemër’ dhe pritet të lëshohet se shpejti për të gjithë fansat e të dyja palëve.

Mirëpo, shumë pak ditë më parë, Eni bëri një instastory përmes secilit tha se ka edhe një surprizë të bukur për adhuruesit e muzikës së saj.

Me sa duket kjo befasi ka të bëjë me një këngë të re e cila titullohet ‘Harrove’.

Ky u bë e ditur nga hashtagët që Eni i ka bërë në fotografinë e fundit.

Megjithatë, këngëtarja nuk zbuloi nëse kënga e dytë do të jetë në bashkëpunim apo solo.

Xhirimet për këto klipe kanë filluar dhe numërimi mbrapa për publikimin e tyre nis që tani./Prive.al

Artikuj të ngjashëm