Kris Jenner po kandidon për presidente të ShBA?

By

Kris Jenner 2024? Ylli i Kardashians sapo njoftoi se do të kandidojë për presidente në zgjedhjet e ardhshme – si një shaka.

Ajo ndau një video të TikTok të enjten, më 23 qershor, e veshur me një xhaketë sportive ngjyrë kremi në një grafikë blu me fjalët “Kris Jenner Kandidat për President 2024” në sfond.

“Jam shumë e emocionuar që më në fund të njoftoj…”, ka shkruar ylli i realitetit në postimin, duke i bërë fansat të besojnë se ajo po ndante lajme të mëdha për një kandidim të ardhshëm për postin.

E gjitha kjo ishte pjesë e një trendi në TikTok dhe ishte vetëm nja shaka. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm