Kush ishte msiti i Gjikos dhe Elitës?

By

Jo shumë kohë më parë, Elita Rudi kishte një bashkëpunim të frytshëm me dizajnerin Mr. Rex.

Prezantuesja i besonte veshjet dizajnerit teksa njejtë vepronte edhe Gjiko.





Reperi në klipet e tij shfaqej në vazhdimësi nën logon e Mr. Rex.

Madje, jo zyrtarisht flitet se pikërisht në ambientetet e lokalit të dizajnerit nisën shkëndijat e para mes çiftit.

Por, duket se përfundimisht, dyshja i kanë shkëputur kontaktet me dizajnerin. Këtë Prive.al ia kanë thënë burime të sigurta pranë protagonistëve.

Marrëdhëniet e çiftit me Mr. Rex duket të jenë ftohur deri në pikën që ai të mos ketë pasur as ftesë për dasmën e madhe në të cilën pati vend për shumë persona, përpos Mr. Rex i cili mungoi.

Arsyet nuk dihen por nuk ka më dyshime se miqtë e dikurshëm më nuk janë të tillë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm