Kush ia vodhi zemrën Morenës ?!

By

Tash e disa ditë, Morena Tarakun po e shoqëron një mik i ri në rrethin e saj. Bëhet fjalë për qenin e racës pomerian i cili ka hyrë së fundmi në përditshmërinë e bukuroshes.

Pothuajse në secilën foto të postuar, Morena shihet karshi qenit të quajtur Moi të cilit nga afeksioni i madh dhe dashuria, i ka hapur madje edhe një profil në Instagram.

Aty postohen në baza ditore imazhe të Moit të vogël që madje ka ‘trashëguar’ shprehitë e ‘nënës’ duke mos e ndjekur askë në rrjete sociale në një version ‘alla Beyonce’.

Kujtojmë se në planin artistik, modelja dhe këngëtarja pak kohë më parë publikoi këngën ‘Lule’ e cila falë edhe tematikës që shtjellon, u pëlqye mjaft nga fansat. /Prive.al/

shok

Artikuj të ngjashëm