Uname:Linux prive 4.15.0-213-generic #224-Ubuntu SMP Mon Jun 19 13:30:12 UTC 2023 x86_64

Base Dir : /home/prive/public_html

User : prive


Gjatë emisionit, Bora Zemani bën një koment epik për vlonjatët – Privé – Faqja Zyrtare

Gjatë emisionit, Bora Zemani bën një koment epik për vlonjatët

By

Bora Zemani është një grua shumë e zënë me moderimin e një prej formateve më gjigante të televizionit, “Për’puthen”.

Në puntatën e fundit, Alvisa e merr Bashkimin në një takim në qytetin e saj të lindjes, Vlorës.

Ndonëse takimi shkoi shumë mirë, ishte një detaj i vogël që i kishte penguar Bashkimit. Ai mori jo pak komente aspak pozitive nga vlonjatët.

“Meshkujt vlonjatë janë një çik si të egër dhe mbahen si të fortë. I kanë thënë jo fjalë të mira. E shikonin edhe shtrembët”, tha Alvisa në lidhje me eksperiencën e Bashkimit me qytetarët.

Dini edhe ndonjë vlonjat tjetër të famshëm? Pikërisht, Donald Veshaj!

Pas deklaratës së Alvisës erdhi edhe ndërhyrja e Borës në lidhje me vlonjatët.

“Do mësohesh, do mësohesh se nuk e kanë me të keq”, ia priti moderatorja teksa të gjithë shpërthyen në të qeshura. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm