Kush i publikoi fotot nudo të Iggy Azaleas? Flet fotografi i saj

By

Iggy Azalea, u përball me një situatë tejet të pakëndshme gjatë vikendit që e lamë pas. Reperes i rrodhën në internet, disa fotografi nudo të realizuara tri vjet më parë.

28 vjeçarja reperi ka shpjeguar se fotografitë e saja ishin realizuar për një kopertinë të të GQ-së në Australi qysh në vitin 2016-të dhe ato u publikuan pa lejen e saj.

Ndërsa dje, Azalea sqaroi se çfarë ka ndodhur, duke thënë se kjo gjë e ka lënduar shumë.

Image result for iggy azalea

“Shumë gra të famshme kanë realizuar fotografi të zhveshura për revistën australiane GQ dhe në mënyrë strategjike kanë vendosur duart në vendet më intime. Gjithmonë më janë dukur fotografi të bukura kështu që e shfrytëzova mundësinë. Nuk kam parë fotografi të grave të tjera që janë zbuluar si këto të miat, prandaj u ndjeva komod që t’i realizoja. Mirëpo nuk e dija që do i publikonin edhe pikë”.

“Ndjehem e mashtruar, e turpëruar e dhunuar, e zemëruar dhe e mërzitur e një milion gjëra të tjera. Jo vetëm se nuk jam pajtuar që ato të publikohen, mirëpo edhe për mënyrën se si kanë reaguar njerëzit”.

Ajo po ashtu planifikon që të ngrejë padi për personat që lansuan fotografitë e saj nudo.

Ndërsa fotografitë ku reperja e famshme shihej topless, ishin realizuar nga Nino Munoz, i cili e ka thyer heshtjen rreth këtij skandali.

“Jam tejet i mërzitur dhe i shokuar. Fotografitë e mia janë vjedhur dhe janë publikuar pa lejen time”, ka thënë Munoz, duke mos sqaruar se si këto fotografi, u publikuan në internet.

 

Artikuj të ngjashëm