Si t’i trajtoni aknet në kushte shtëpie?

By

Aknet mund të jenë një gjendje zhgënjyese e lëkurës për të luftuar dhe nuk i prekin vetëm adoleshentët, sepse është e zakonshme edhe te të rriturit.

Mjekët e përgjithshëm mund të përshkruajnë medikamente në rastet më të rënda, por këtë gjendje mund ta luftoni edhe vet, në kushte shtëpie.

Aknet kanë një sërë shkaqesh, por zakonisht lidhen me hormonet që bëjnë që lëkura të prodhojë më shumë yndyrë.

Prandaj, ideja për të aplikuar vaj ulliri në lëkurë duket e mërzitshme, por mund të jetë efektive.

Trajtimin e tyre, mund ta bëni edhe duke përdorur hudhrën, çajin jeshil dhe aloe verën.

Në këtë drejtim, mund të iu ndihmojë edhe limoni.

Lëngu i limonit i freskët i shtrydhur mund të funksionojë mirë në akne, duke depërtuar në lëkurë për ta pastruar lëkurën tuaj.

Gjithashtu, aknet mund të trajtohen edhe duke përdorur sodë buke  dhe vaj kokosi.

Artikuj të ngjashëm