Çfarë po zien Valdrin Sahiti me yllin e muzikës turke Hadise?

By

Hadise Açıkgöz, kantautorja e famshme me prejardhje turko-belge, e cila po ashtu është një personalitet televiziv, është veshur me fustanin e Valdrin Sahitit.

Hadise e cila është turke e rritur e lindur në Belgjikë, është emri i radhës që vishet me fustanin e Valdrin Sahitit muaj më parë, ndërsa dyshja siç duket nuk do e kenë të vetmin bashkëpunim këtë.

Këngëtarja është takuar sërish me Sahitin, ndërsa takimi I tyre ka bërë bujë në mediat turke. Dizajneri shqiptar, do e vesh sërish yllin e muzikës turke e cila jeton në Belgjikë.

Të mos harrojmë, Sahiti tashmë ka studion e tij në Bruksel në njërën nga lagjet më luksoze të këtij qyteti europian.

Nëse nuk e njihni Hadise, ajo është njëra ndër artistet më të njohura në Belgjikë pasi këngët e saja ishin numër një në top listat belge.

Ndërsa përveç arritjeve muzikore, Hadise po ashtu e kishte prezantuar versionin Belg të X Factor dhe ka qenë pjesë e jurisë në versionin Turk të The Voice. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm