Orë të panumërta në studio me punë intenzive në projektet e reja po kurorëzohen në mënyrën më të mirë të mundshme për këngëtarin nga rradhët e Babastars – Majk.
Interpretuesi i hitit ‘Ajo’ tashmë ka të gatshme një varg krijimesh muzikore, gati për verën e 2017-tës.
E duket që sezonin e nxehtë, Majki do ta nisë me doza melankolike.
Kjo lihet të kuptohet nga paralajmërimi i projektit të ri solo nga këngëtari.
‘Katile’ mban emrin kjo këngë e cila besohet të publikohet në çështje ditësh.
Duke pasur parasysh faktin që Majki i ka ‘çarë’ projektet e tilla së fundmi, nuk do mend që edhe ‘Katile’ do jetë sukses më vete. /Prive.al/