Kush e thumboi Arbanën?

By

Prezantuesja e njohur Arbana Osmani konfirmoi vijëmsinë në ekranin e Top Channel përmes një promoje paralajmëruese ku konfirmon sezonin e tretë  të “Dua të të bëj të lumtur”.

Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe pas suksesit në audiencë i cili mbajti të mbërthyer para ekranit miliona shqiptarë.

Kësaj rradhe, “Dua të të bëj të lumtur” nuk nis në fund të Shkurtit por përgjatë Janarit, të shtunave në Top Channel.

E ende pa startuar, programi është bërë objekt diskutimi.

Ka qenë opinionisti Olti Curri ai i cili e ka thumbuar Arbanën për promon e cila ishte xhiruar në Toskanë të Italisë.

“Ka kalu emisioni te RAI ? Apo keni shku per ti bo surprize Salvatore Ferragamos” – deklaron Olti i cili merr një përgjigje nga Arbana që dashuria nuk njeh kufinj.

Ky koment ka qenë shkas që edhe ndjekësit e tjerë të komentojnë, disa në përkrahje të Arbanës për zgjedhjen e Italisë si lokacion xhirimi, teksa të tjerë kundër saj e në krah të Olti Currit, i njohur për thumbimet e pandashme në punën që bën. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm