Kush e menaxhon Dua Lipën?

By

Suksesin e Dua Lipës të gjithë jemi duke e përcjellur sa me gëzim por aq edhe me kuriozitet, pasi tregu i shoë bizit është i pamëshirshëm po nuk pati prurje të reja në vazhdimësi.

Për të arritur depërtimin në industrinë botërore duhet një ‘armatë’ e tërë personash që të qëndrojnë pranë duke u përkujdesur për secilin detaj.

Në estradën shqiptare, këto punë në masë të madhe i bëjnë familjarët, respektivisht nëna ose motrat.

Mirëpo e njejta nuk vlen edhe për Duan e cila megjithëse shumë e lidhur me babain, vokalistin e dikurshëm të grupit “Oda”, menaxhimin në dorë ia ka lënë dikujt tjetër.

Ai quhet Ben dhe në një imazh të shpërndarë nga këngëtarja, shihet mjaft i lumtur përkrah yllit me origjinë nga Kosova.  /Prive.al/

Dua Lipa

Artikuj të ngjashëm