Mjeku e detyron Rita Orën të anulojë koncertet, kjo është gjendja e saj

By

Koncerti muzikor veror më i madhi në Islandë “Secret Solstice” do të mbahet tani.

Disa kohë më parë u zbulua se Rita Ora do të përformonte dhe po pritej me shumë ngazëllim nga fansat e saj.

Mirëpo Rita ka një lajm të keq për të gjithë ata që e pritën. Për shkak të gjendjes së saj shëndetësore ajo u këshillua nga mjekët e saj, që të anulonte koncertet deri sa gjendja e saj të stabilizohej dhe të mos paraqiste problem.

E lajmin zhgënjyes ajo e ndau në Instagram për të gjithë ndjekësit e saj duke shkruar:

“Jam shumë e mërzitur për të gjithë që do vinin në Solstice në Islandë, që unë do të mund të performojë ashtu siç ishte e planifikuar. Kam probleme me një infeksion në gjoks që po vazhdon të kthehet kohë pas kohe, dhe jam këshilluar që të marrë pak kohë pushim që të rikuperohem. Isha shumë e gëzuar që do të kaloja kohë në Islandë dhe të isha pjesë e këtij festivali. Anulimet asnjëherë nuk i pres mirë sepse jam shumë mirënjohëse për cdo mundësi që kam për të performuar. Jam veçanërisht e zhgënjyer dhe zemërthyer sepse po zhgënjej fansat e mi. Më vje keq që nuk mund të jem aty! Ju dua të gjithëve dhe ju falënderoj për mbështetje. Mezi po pres që të festojmë Solstice 2020!” /Prive.al

Artikuj të ngjashëm