Prezantuesja e njohur e Tv Klan Rudina Magjistari, prej disa muajsh përndiqej dhe terrorizohej me mesazhe kërcënuese nga një 37-vjeçare nga Durrësi.
Sipas njoftimit të policisë, agresorja po hetohet në gjendje të lirë. Viola Sala nuk ka ditur të ndalet deri këtë të mërkurë kur moderatorja e “Takimit të Pasdites” ka denoncuar ngjarjen në polici.
Ende nuk dihen arsyet e sulmit kundër Magjistarit por me zbardhjen e ngjarjes nga Prokuroria, pritet të mësohet dhe mllefi që 37-vjeçarja ka pasur ndaj Rudinës.
Rastet e tilla kur njerëz të obsesionuar kërcënojnë fytyrat publike deri në metodat më të vrazhdta nuk janë të rralla. /Prive.al/