Kush do performojë në koncertin e Capital T?

By

Reperi Capital T sonte ka folur rreth koncertit të tij që do të mbajë më 11 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Time Capsule II”.

Ai, në Hallakamën e Natës në Klan Kosova, ka deklaruar se koncerti do të fillojë me një intro muzikore shumë të veçantë.

“Ka me pas një intro që ka me qenë diçka super madhështore, më shumë detaje nuk po dha”, ka thënë Kapo.

Ai ka bërë të ditur edhe emrat e artistëve të tjerë që do të performojnë bashkë me të, si dhe i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë karrierës së tij.

“Ledri Vula, Alban Skenderaj, Mc Kresha, Lyrical Son, Majk, 2 PO 2, jemi duke pritur edhe për emrin e një artist i madh që ka me qenë mysafir i imi atë natë, por që emrin nuk po ia bëjë të ditur”.

“I falënderoj të gjithë ata kolegë të mi që kanë bashkëpunuar me mua gjatë karrierës sime, të gjithë do të jenë për të performuar atë natë në koncert”, ka thënë Capital T.

Artikuj të ngjashëm